Gazetari Florian Plettenberg raporton se sulmuesi i Lyonit, Rayan Cherki mund të largohet nga Lyon.
Klubet kryesore të Bundesligës si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, po monitorojnë nga afër situatën rreth lojtarit.
Nuk përjashtohen as ofertat nga disa prej klubeve kryesore të Ligës Premier, duke e ditur kualitetin e lojtarit.
Lyon është gati ta shesë 21-vjeçarin për 22-23 milionë euro, gjë që konsiderohet një çmim i arsyeshëm për tregu.
Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026 për këtë edhe çmimi i tij është më i ulët.
🚨🔴🔵 Rayan #Cherki can leave Olympique Lyon in winter or summer for €22-23m.
Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, FC Bayern, and several top clubs from England are closely monitoring his situation. Many executives view this price as an absolute bargain.
The 21-y/o versatile… pic.twitter.com/sOepp62BDD
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 19, 2025
Cherki ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 22 ndeshje për Lyon këtë sezon. /Telegrafi/