Dikur vetura më e shitur në Evropë, Volkswagen Golf është shumë pranë rënies nga top dhjetëshja, por ka një pasues që me dinjitet po mbron këtë titull.
Gjatë dhjetë viteve të fundit këto lista ishin paksa monotone, pasi në krye të tyre gjithmonë janë gjendur pothuajse të njëjtat modele, por me disa detaje të vogla që ndryshonin nga njëri-tjetri, por në tre vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar në industrinë e automobilizmit.
Ju prezantojmë listën e 10 modeleve më të shitura në Evropë – të dhënat janë për korrik (gushti akoma nuk llogaritet), ku fillojnë nga vendi i dhjetë e deri te ai i pari.
Kia Sportage
Po, një veturë jugkoreane është në mesin e dhjetë veturave më të shitura në Evropë, dhe bëhet fjalë për një SUV që nuk është më i liri, Hyundai Bayon.
Sportage i ri po shitet në masë të madhe, vitin e kaluar kjo veturë ka qenë në vendin e 37 (të dhënat për tërë vitin 2021), e këtë vit gjendet në top 10-she. Në vitin 2022, tashmë janë shitur mbi 80 mijë njësi.
Opel Corsa
Kjo tashmë është pritur. Opel Corsa prej vitesh është e njohur dhe shumë njerëz preferojnë ta kenë në garazhin e tyre – e tani e kanë radhën që ta kenë në versionin elektrik.
Është interesant, që Corsa B ka pasur pesë versione të karrocerisë, gjenerata aktuale e ka një, e ardhshmja nuk do ta ketë asnjë, pasi që nuk do të prodhohet më. Shitjet në korrik kanë shkuar në 14 mijë njësi, e nga fillimi i vitit në 102 mijë.
Volkswagen Golf
Lideri shumëvjeçar ka rënë në vendin e tetë apo ndoshta kjo po ndodhë përkohësisht? Apo ky rezultat po ndodh si pasojë e shumë modeleve që janë në ofertë nga Volkswagen dhe njerëzit duan tashmë të provojnë diçka tjetër – e jo vetëm Golfin? Deri më tani, pra në këtë vit, janë shitur 103.200 njësi.
Hyundai Tucson
Tashmë janë dy SUV jugkorean në dhjetëshen e parë të veturave më të shitua në Evropë. Shitja në shtatë muajt e parë të këtij viti ka arritur në 91 mijë njësi.
Fiat 500
Fjala është për fenomenin e veturës së vogël urbane që prej ditësh shitet mirë, pasi duket fantastike dhe shërben mirë në qytetet që kanë numër të madh të veturave. Fiat 500 këtë vit është shitur në 93 mijë njësi.
Dacia Duster
Dacia Duster është në top pesëshen e veturave më të shitua në Evropë gjatë korrikut! Ka arritur të shet 14.920 njësi, e në total – pra nga fillimi i vitit 88 mijë sosh.
Toyota Yaris
Yaris po shitet në masë të madhe. Mund ta shihni nëpër qytet, të merrni rrugëtime të gjata – pasi është një veturë shumë e mirë.
Shitja e kësaj veture gjatë këtij viti ka shkuar në 91 mijë njësi, por konsiderohet si një rënie e lehtë kjo për shkak të shfaqjes në treg të Yarisit Cross që është më atraktiv.
Peugeot 208
Peugeoti i vetëm në listë, por në mesin e tri të parave. Tani për tani është i vetmi në listë që këtë vit ka shitur mbi 120 mijë njësi.
Edhe pse në korrik ka rënë në vendin e tretë, sigurisht se gjatë këtij viti mund ta marrë edhe pozitën e parë – falë shitjes së madhe në Francë.
Dacia Sandero
Sandero gjithsesi ka adutët e saj, përveç çmimit të volitshëm. Është i qasshëm në treg me ndërruar automatik, ka motor 1 litërsh TCe dhe duket si një veturë shumë e shtrenjtë, por që mund të blihet me pak para.
Deri më tani janë shituar 113 mijë vetura të tilla – pra këtë vit, kurse në korrik më pak sesa Peugeot 208.
Volkswagen T-Roc
Më nuk është Golfi, por pasardhësi i tij është lideri i listës në Evropë. Nga fillimi i vitit ka shitur 105 mijë një si të Volkswagen T-Roc, kështu që natyrisht se është lider në segmentin e cross0verëve. Në korrik shitjet i janë rritur T-Rocut, në 19.130 njësi. /Telegrafi/