Site icon Telegrafi

Top 10 golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve në moshën 23-vjeçare

Me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon afër pensionimit nga futbolli, tani po kërkohet për disa lojtarë që mund të arrijnë afër nivelit të tyre.

Por, për të kërkuar lojtarë afër nivelit të tyre nuk duhet kërkuar edhe shumë, pasi lojtarë si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, parashikohet se mund të fitojnë Topin e Artë.

Në moshën 21-vjeçare, sulmuesi francez ka arritur të fitojë Kupën e Botës, duke u bërë talenti më i ri që e bën këtë gjë, pas Peles në vitin 1958.

Në anën tjetër, 19-vjeçari i Borussia Dortmundit që kaloi në janar nga Red Bull Salzburgu, po tregon formë të lartë, duke u bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Për të shikuar në aspektin e golave në garat evropiane, sidomos në Ligën e Kampionëve, Haaland dhe Mbappe kanë arritur të futen në top dhjetëshe:

=10 | Patrick Kluivert | 10 goals

=10 | Erling Haaland | 10 goals

10 | Cesc Fabregas | 10 goals

=8 | Wayne Rooney | 13 goals

8 | Gabriel Jesus | 13 goals

7 | Javier Saviola | 15 goals

=5 | Andriy Shevchenko | 16 goals

5 | Alessandro Del Piero | 16 goals

4 | Karim Benzema | 17 goals

3 | Kylian Mbappe | 19 goals

2 | Raul | 22 goals

1 | Lionel Messi | 25 goals. /Telegrafi/

Exit mobile version