Site icon Telegrafi

Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos, ka shprehur kritika ndaj FIFA-s për vendimin e saj për të ndryshuar formatin e Botërorit të klubeve.

Duke u pensionuar nga futbolli këtë verë, gjermani e konsideron rritjen e numrit të ndeshjeve si një veprim të papërgjegjshëm.

Nga viti i ardhshëm, Botërori i klubeve do të përfshijë 32 ekipe, çka do të thotë se lojtarët do të përballen me një ngarkesë të konsiderueshme.

“E di që shumë njerëz nuk duan ta dëgjojnë këtë, sidomos ata që janë përgjegjës, por në fund, ndeshjet luajnë për asgjë”, ka thënë fillimisht Kroos.

“Në një moment, kjo do të jetë e tepërt për të gjithë—lojtarët dhe tifozët. Nëse vazhdojmë kështu, lojtarët do të pësojnë lëndime”.

“Botërori i klubeve në 2025 dhe 2026 do të ketë pasoja negative për të gjithë”, shtoi më tej Kroos. /Telegrafi/

Exit mobile version