Të gjithë i kemi adhuruar dy personazhet e filmit të animuar, Tom dhe Jerry.
Një maçok i shqetësuar nga miu i bezdisshëm që jeton në shtëpinë e tij, krijon komplote për ta hequr qafe atë me kurthe të ngarkuar me djathë.
Miu, i mençur si përherë, i shpëton planeve të maçokut.
Historia prapa këtij “komploti” është mjaft interesante, duke e paraqitur një anë të “Luftës së Ftohtë”, kjo është arsyeja se si Tom dhe Jerry, të cilët mbushin 80 vjeç këtë javë, u bënë personazhet më të njohura në botë, përcjell Telegrafi.
Krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera kishin luftuar të imitonin suksesin e studiove të tjera që kishin goditur karakteret si Porky Pig dhe Mickey Mouse.
Barbera ka thënë se e donte shumë konceptin e thjeshtë të një karikature mace dhe miu, me konflikt dhe ndjekje.
Filmi i animuar për herë të parë është lansuar në vitin 1940, dhe fitoi çmim Oscar për kategorinë e filmit më të shkurtër.
Mirëpo pavarësisht punës së animatorëve ata nuk i morën meritat.
Në fillim, karakteret u njohën me emrin Jasper dhe Jinx, ndërsa më vonë me Tom dhe Jerry.
Siç e dimë, ngjarja e të dy personazheve është e zhvilluar pa dialog, për krijuesit do të dukej më interesante nëse muzika do të improvizohej sipas lëvizjeve të tyre, duke ngjanë me filmat e komedianit Charlie Chaplin në atë kohë.
Gjatë dy dekadave të ardhshme, Hanna dhe Barbera krijuan më shumë se 100 episode, secilit i duheshin javë për t’i prodhuar dhe shuma e tyre kap shifrën e 50,000 dollarëve në vit.
Filmi i animuar që është konsideruar i jashtëzakonshëm në atë kohë Tom dhe Jerry, ka fituar shtatë çmime Oscar.
“Do të vë bast se kur i keni shikuar ata si fëmijë, ose nëse i shikoni tani, do ta keni të vështirë t’i dini kur u prodhuan”, ka thënë Jerry Beck, një historian i karikaturave që ka punuar në role të ndryshme në këtë industri.
Ai ndër tjerash ka thënë se këto karikatura paraqesin një art të shkëlqyer. /Telegrafi/