Site icon Telegrafi

Tolerimi i naftëtarëve nga shteti

Tash e dy vjet kompanitë e naftës kanë refuzuar që të pajisjen me sistemin e veçantë të fiskalizimit. Vetëm 50 kompani të naftës me 150 pika të shitjes së karburantit ishin fiskalizuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014. Procesi ishte ndalur dhe pa fiskalizuar kanë mbetur edhe rreth 600 pika të shitjes së karburantit apo 550 kompani.

ATK-ja e kishte iniciuar një sistem të veçantë të fiskalizimit të naftëtarëve për të kontrolluar të gjitha dalje-shitjet e naftës që bëjnë kompanitë, një mënyrë kjo për të kontrolluar edhe hyrjen ilegale të naftës dhe për të monitoruar qarkullimin e naftës në tregun e Kosovës. Mbi 600 milionë euro është vlera vjetore e tregut të naftës në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fushatën parazgjedhore të vitit 2014 një nga pikat që ishte prekur ka qenë edhe çështja e arkave fiskale. LDK-ja kishte premtuar thyerjen e monopolit të krijuar në tregun e arkave fiskale. /Telegrafi/

Exit mobile version