Site icon Telegrafi

Todorov: Ekipe të reja, automjete dhe rroga më të larta për ndihmën e shpejtë

Ekipe të reja, automjete dhe paga më të larta për mjekët në ndihmën e shpejtë në Shkup, njoftoi dje ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë vizitës në ndihmën e shpejtë mjekësore në Poliklinikën “Bukuresht”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Prej këtij muaji në ndihmën e shpejtë mjekësore në Shkup ka ekipe të reja si dhe shtesë të ekipeve, si dhe paga më të larta për mjekët, dhe poashtu 12 automjeteve të reja për ndihmën e shpejtë. Hapja e këtij tenderi është më 5 prill dhe presim deri në fund të korrikut të ketë automjete të reja për ndihmën e shpejtë mjekësore’, tha Todorov.

Me këtë, vazhdoi ai, ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup do të ketë dy herë më shumë në pjesën e ekipeve dhe dy herë më shumë në numrin e automjeteve, paga më të larta për mjekët dhe mundësi specializimi për mjekët. /Telegrafi/

Exit mobile version