Kur të shkoni në bisedë për punë nuk duhet vetëm ju t’u përgjigjeni pyetjeve
Biseda për punë nuk është e rëndësishme vetëm për punëdhënësin që ai më mirë ta njohë kandidatin potencial, por edhe anasjelltas – për kandidatin që të marrë përshtypje sa më të mirë për vetë pozicionin, si edhe për vendin e punës dhe kompaninë, e cila do të mundë ta punësojë.
Bussines Insider me këtë rast i sjell disa pyetje konkrete, të cilat kandidati, në fund të bisedës për punë, gjithësi do të duhej t’ia bënte punëdhënësit, në mënyrë që të tregojë interesin dhe profesionin e vet në kuptimin e përshtatjes me punën e re dhe me gjithë atë proces, transmeton Telegrafi.
Ajo që do të ishte mirë që kandidati të pyesë, por që do të mund t’i jetë e dobishme është:
# A u jam përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja?
# Cili do të ishte kandidati ideal për këtë vend pune, sipas mendimit dhe kritereve tuaja dhe a jam unë ai person?
# Kush ju është konkurrenca kryesore, dhe cilat janë përparësitë tuaja në këtë kuptim?
# Cilat janë të metat e këtij vendi të punës?
# Si duket një ditë tipike e punës?
# A mund të bëj edhe diç tjetër që do t’ju ndihmonte të vendosni për mua si kandidatin ideal?
# A e dini përse punëtorët tuaj dëshirojnë të punojnë te ju/për ju?
# A është kjo ndonjë pozitë e re, nëse jo, përse personi i mëparshëm e ka lënë këtë pozitë?
/Telegrafi/