Site icon Telegrafi

Tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë, largohet Uzuni dhe ftohet Tuci

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjoergjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore.

Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy udhëtimet e rëndësishme. /Telegrafi/

Exit mobile version