Site icon Telegrafi

Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, çdo veprim mund të kthehet në një ngjarje që ngjall debat dhe krijon situata interesante mes banorëve.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes është Vserlo, i cili duket se ka zgjedhur të ndjekë një strategji të pazakontë duke fshehur cigare, një veprim që më parë ishte bërë edhe nga Gjesti.

Mirëpo, sekreti i tij nuk qëndroi i fshehtë për shumë gjatë. Tiri dhe Gjesti ishin të parët që nisën të dyshojnë për këtë dhe vendosën të bëjnë një kontroll më të detajuar në dhomën ku Vserlo mund t’i kishte fshehur cigaret.

Foto: Screenshot/YouTube

Të dy filluan të kërkonin nëpër vende të mundshme, duke dyshuar se ai mund t’i kishte lënë diku larg vëmendjes së të tjerëve.

Ndërkohë, Ola, e cila hyri pak më vonë në dhomë, arriti të shihte diçka që të tjerët nuk e kishin vënë re.

Lexo po ashtu Vserlo fsheh cigaret, fansat e spektaklit e krahasojnë me Gjestin

Nga këndi ku ndodhej, ajo dalloi pakot e cigareve të fshehura në një vend të dukshëm, por që ishte vështirë të kapeshin nga një pozicion tjetër.

E entuziazmuar nga zbulimi, ajo menjëherë u kthye drejt Tirit dhe Gjestit duke ua treguar vendin ku ndodheshin cigaret.

Gjesti, pa u menduar dy herë, u zgjat dhe i mori ato, duke konfirmuar dyshimet e tyre se Vserlo kishte tentuar të luante një lojë të fshehtë.

Pas këtij zbulimi, Ola nuk nguroi të bëjë një koment ironik, duke thënë: “Ne nuk hamë bar”.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, i cili menjëherë reagoi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version