Tina Kaidanow emërohet ambasadore e SHBA-ve në Kosovë
21/05/2008
Kaidanow ka qenë kryesuese e misionit në tre vitet e kaluara. Më 8 prill, misioni kaloi në Ambasadë me njohjen zyrtare të Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Kaidanow ka një përvojë të gjatë në ish-Jugosllavi. Përveç në Prishtinë, ajo ka shërbyer në ambasadat amerikane në Sarajevë, Shkup dhe Beograd.


