Site icon Telegrafi

Tifozi i Tottenhamit zë në befasi Van Dijkun, por holandezi nuk i përgjigjet

Është bërë virale një video e situatës nga tuneli i stadiumit të Tottenhamit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të EFL Cup kundër Liverpoolit.

Skuadra vendase fitoi 1-0, por shfaqjen e vodhi një djalë, një nga maskotat e Spurs.

Ata u rreshtuan në radhë duke pritur që lojtarët t’i kapnin për dore dhe t’i çonin në fushë. Më pas erdhi mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe fëmijët u çmendën nga lumturia.

Ata filluan të bërtasin emrin e tij dhe të zgjasin duart drejt tij dhe njëri prej tyre i tha: “Van Dijk, eja në Tottenham! Ne nuk kemi mbrojtës të mirë për momentin”.

Van Dijk e përshëndeti fëmijën nga Tottenham që e ftoi në klub, por ai nuk iu përgjigj.

Qëndrimi shtatëvjeçar i Van Dijk me Liverpoolin mund të përfundojë në verë, nëse ai nuk rinovon marrëveshjen. /Telegrafi/

Exit mobile version