Site icon Telegrafi

Tifozi i Lazios nuk e lëshoi Immobilen, filloi të qante nga largimi i sulmuesit

Besiktas ka njoftuar këtë të premte (12 korrik) transferimin e Ciro Immobiles i cili do të jetë pjesë e tyre për dy sezonet e ardhshme.

Transferimi i ish-sulmuesit të Lazios u kushtoi atyre rreth tre milionë euro.

Italiani ishte për një kohë shumë të gjatë pjesë e Lazios, me fanellën e të cilëve arriti të shënoj 207 gola dhe të dhurojë 54 asistime në 340 ndeshje të luajtura.

Lexo po ashtu Bashkëlojtar me Rashicën dhe Muçin, Immobile transferohet tek Besiktasi

Sulmuesi 34-vjeçar do të bëhet kështu shok skuadre me dyshen shqiptare Ernest Muçi dhe Milot Rashica duke kompletuar një sulm të frikshëm.

Derisa po bëhej gati që të nisej për në Turqi, tifozët e Lazios kishin dalë që t’i thoshin lamtumirë.

Njërin nga ta nuk mund t’i ndalte lotët, ndërsa Immobile nuk hezitoi ta ngushëllonte dhe ta falënderonte për atë emocion të fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version