Site icon Telegrafi

Tifozët spanjollë kërkojnë ndryshim: Roberto Martinez është i zgjedhuri i tyre si pasues i Enriques

Tifozët e Spanjës kanë kërkuar ndryshim në krye të ekipit, ndërsa Roberto Martinez është votuar si i preferuari për të pasuar Luis Enriquen.

Gazeta Marca ka publikuar një sondazh për të vlerësuar situatën aktuale të La Roja dhe mbi 4 milionë tifozë janë përgjigjur.

Përgjigja e plot 4,389,765 votuesve vuri në dukje, se e ardhmja në stol, kërkohet të ketë një ndryshim të madh në stilin e lojës së futbollit.

Përdoruesit e gazetës Marca e kanë të qartë këtë. 77% e pjesëmarrësve mendojnë se Enrique nuk duhet të vazhdojë të udhëheqë ekipin spanjoll pas eliminimit nga Maroku në çerekfinalen e Botërorit në Katar.

Kandidatët për të zëvendësuar Luis Enrique

Për përdoruesit e gazetës Marca nuk ka asnjë kandidat favorit absolut për të zëvendësuar Enriquen nëse largohet nga Kombëtarja e Spanjës.

Megjithatë, i preferuari apo më i votuari ishte Roberto Martinez, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij me Belgjikën në Kupën e Botës.

Martinez ka marrë 38 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë opsioni do të ishte ai i Marcelino Garcia Toral, i cili aktualisht është pa ekip, me 33 për qind.

Në vend të tretë ka përfunduar Rafael Benitez me 18 për qind, ndërsa i katërti trajneri aktual i ekipit U21, Luis de la Funte me 11 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version