Golat më të mirë zakonisht vijnë nga improvizimet më të çmendura, ashtu si, në një nga ato ndeshjet gjeniale që na jep futbolli herë pas here.
Nuno Santosit në minutën e 17-të i erdhi një ide e shpejtë nëpër kokë për të përdredhur topin pas portierit të Boavistas – për t’i dhënë epërsinë 1-0 Sporting Lisbonës në stilin rabona.
Anësori i majtë ishte në sulm dhe tashmë gjendej në zonën e kundërshtarit, prej nga e ktheu asistimin e Youseff Çermit në një vepër arti.
Me një gjuajtje të stilit rabona, ai plasoi topin drejt e në këndin e sipërm.
Gjigantët e Lisbonës vazhduan të fitojnë ndeshjen 3-0, derisa gjenden në vendin e katërt me 50 pikë, 15 më pak se lideri, Benfica. /Telegrafi/
NUNO SANTOS RABONA GOAL 🥅💥🇵🇹 Sporting Lisbon winger fires the wraparound shot off the post and in. 🤯 Another proud graduate of Erik Lamela University 🎓.pic.twitter.com/NSifRzUH2b
— Men in Blazers (@MenInBlazers) March 13, 2023