Site icon Telegrafi

Tifozët e Slavia Pragës pritet të jenë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Ballkanit

(Foto: Facebook)

Tifozët e Slavia Pragës pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës, për ta mbështetur ekipin e tyre në ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër Ballkanit.

Këtë e kanë bërë të ditur vet ata përmes një njoftimi në Twitter, bën të ditur Klan Kosova.

Tifo grupi “Tribuna Sever” njofton se kanë vënë në dispozicion 675 bileta, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre që do të udhëtojnë për në Kosovë.

Të enjten, Ballkani e luan ndeshjen e rrethit të pestë të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës. Ndeshja nis prej orës 21:00 dhe luhet në “Fadil Vokrri”.

Nga katër ndeshje skuadra nga Suhareka, i ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Exit mobile version