Site icon Telegrafi

Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

Tifozët e Real Madridit nuk janë kursyer aspak nga kritikat për njërin nga lojtarët e ekipit të tyre, pas debaklit që pësuan ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës.

Real Madridi u mposht me rezultat të thellë 5-2 duke mos arritur kështu ta fitojë trofeun e parë të vitit 2025.

Dhe tifozët ishin të zemëruar me një lojtar në veçanti. Aurelien Tchouameni, lojtar i cili u transferua për 80 milionë euro nga Monaco në 2022, i cili mori kritika të mëdha në rrjetet sociale.

Reprezentuesi francez ndonëse me pozitë natyrale si mesfushor defanziv, u desh që të aktivizohej në qendër të mbrojtjes me Antonio Rudiger për shkak të mungesave në atë pozicion.

Ai nuk arriti që të mbrojë mirë hapësirat dhe u la fajtor për golin e parë të Barcelonës që u shënua nga Lamine Yamal.

Lexo po ashtu Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

Një tifoz në X tha: Isha shumë gabim për Tchouamenin, ky djalosh është një prej futbollistëve më të dobët që kam parë ndonjëherë.

Një tifoz i dytë komentoi: Nuk më intereson sa prej ju e pëlqeni Tchouamenin për shkak të postimeve të tij në Instagram ose sepse ai luan piano.

Një i tretë shtoi: Tchouameni është një lojtar i madh, por sa herë e shohë atë gjatë viteve të fundit duket si lojtari më i dobët.

Së fundmi pati raportime se për Tchouamenin interesim ka shprehur Manchester City të cilët pritet që shumë shpejtë të vijnë me një ofertë për të siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/

Exit mobile version