Real Madridi e mbylli pjesën e parë me barazim 1-1 në kuadër të rrethit gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Kylian Mbappe shënoi pas vetëm dhjetë minutash lojë me një asistim të Brahim Diaz.
Ylli francez u lëndua në minutën e 36-të, duke lëshuar vendin për Rodrygon.
Mirëpo, Atalanta më pas mori më shumë zemër dhe filloi të bënte lojën e saj, gjersa e fitoi një penallti.
Aurelien Tchouameni ndërhyri në Sead Kolasinac, me boshnjakun që u rrëzua në zonë.
Gjyqtari akordoi penallti për vendasit në minutën e 45+2-të, të cilën në gol e konvertoi Charles de Ketelaere për rezultatin 1-1.
Mirëpo, tifozët e Real Madridit në rrjete sociale janë shprehur se nuk ka prekje nga ana e francezit dhe se madrilenët janë të dëmtuar.
A ishte penallti sipas jush? Na tregoni në pjesën e komenteve. /Telegrafi/