Telegrafi

Tifozët e Përfaqësueses së Zvicrës votojnë për formacionin më të mirë në 25 vitet e fundit, Granit Xhaka mbetet jashtë tij

Përfaqësuesja e Zvicrës sot është njëra nga më të vështirat në Evropë për tu mposhtur.

Natyrisht që për këtë rritje të madhe të ‘Helvetikëve’ meritë të madhe kanë edhe futbollistët shqiptarë që prej vitesh luajnë në këtë ekip përfaqësueses.

Nga Milaim Rama te Albert Bunjaku, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami, Albian Ajeti apo Blerim Xhemaili janë disa nga emrat më të mëdhenj që kanë luajtur me Helvetikët.

E tifozët e Përfaqësueses kanë votuar në një sondazh në faqen zyrtare të Federatës, për 11-shen më të mirë në 25 vitet e fundit.

Në formacionin më të mirë në 25 vitet e fundit bëjnë pjesë dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri e Valon Behrami, por çuditërisht ka mbetur jashtë Granit Xhaka.

Ronaldo dhe Xhaka (Foto: Granit Xhaka/Instagram)

“Je keni vendosur me votën tuaj, këtu është top-11 e Zvicrës në 25 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Përfaqësueses zvicerane.

Megjithatë shumë tifozë shqiptarë kanë mbetur të habitur se si nuk është votuar Granit Xhaka në këtë 11-she, kur dihet kontributi i jashtëzakonshëm i kosovarit në ekipin përfaqësueses në vitet e fundit.

Yann Sommer është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Lichtsteiner, Muller, Murat Yakin e Ricardo Rodriguez.

Në mesfushë së bashku me Valon Behramin e Xherdan Shaqirin janë edhe Tranquillo Barnetta e Hakan Yakin.

Derisa në repartin ofensivë janë dy legjendat helvetike Sebastian Frei e Chapuisat.

Kujtojmë që momentalisht Granit Xhaka është kapiten i Përfaqësueses së Zvicrës, pasi trajneri Petkovic beson jashtëzakonisht shumë tek prishtinasi dhe e ka bërë atë lider në mesfushën e helvetikëve. /Telegrafi/