Site icon Telegrafi

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Manchester United po kërkojnë shitjen e njërit prej blerjeve të verës pas paraqitjes së tij të dobët ndaj Aston Villës.

‘Djajtë e Kuq’ dështuan që të fitojnë për të pestën ndeshje radhazi, duke barazuar me rezultat 0-0 ndaj Aston Villës në udhëtim.

36-vjeçari Jonny Evans ishte lojtari më i mirë i Unitedit në këtë ndeshje duke marrë në fund çmimin si më i miri në këtë takim.

Sidoqoftë, tifozët e Unitedit nuk janë të lumtur me një sërë gjërash nga ekipi i tyre.

Pas pjesës së parë ata kërkuan nga Ten Hag që ta largojë nga loja kapitenin Bruno Fernandes ndërsa pas përfundimit të saj shumë prej tyre kërkuan shitjen e sulmuesit Joshua Zirkzee.

Zirkzee u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të duke zëvendësuar danezin Rasmus Hojlund, por që ishte ‘i padukshëm’ në fushë duke mos arritur të kontribuoj fare në këtë sfidë.

Një tifoz tha: Shitni Zirkzeen në janar dhe harrojeni që e keni pasur në ekip ndonjëherë.

Një i dytë komentoi: Zirkzee duket sikur nuk ka luajtur futboll asnjëherë, shiteni atë.

Një i tretë shtoi: Më ka mbaruar durimi me Zirkzeen. Ai nuk luan për këtë stemë fare, shiteni atë tek Go Ahead Eagles (ekip në Holandë).

Zirkzee deri më tani numëron dhjetë paraqitje me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ ku ka arritur të shënojë një gol ndaj Fulhamit në xhiron hapëse të kampionatit./Telegrafi/

Exit mobile version