Tifozët e Liverpoolit tashmë kanë identifikuar një fajtor që çoi në eliminimin prej Ligës së Kampionëve nga PSG.
Skuadra e Arne Slot shkoi në ndeshje me avantazhin 1-0 nga ndeshja e parë. Goli i Harvey Elliott në minutën e 87-të i solli fitoren skuadrës angleze, në atë lojë që dominuan vendësit.
Reds e falënderuan Alisson Beckerin për një paraqitje të shkëlqyer, e cila e pa atë të realizonte një varg pritjesh të rëndësishme. Por, braziliani mund të bënte pak për barazimin e PSG -së në fillim në Anfield.
Ousmane Dembele filloi një kundërsulm të shpejtë dhe e përfundoi atë, duke e futur topin në rrjetë nga afër.
Anësori i PSG-së, Bradley Barcola krosoi topin në përpjekje për të gjetur Dembelen, por ai u ndal nga Ibrahima Konate.
Megjithatë, tentativa e ndërprerjes së francezit ishte më pak se bindëse dhe topi ra me rikoshet në rrugën e Dembeles, i cili më pas nuk mundi të humbiste atë mundësi të artë.
Tifozët e Liverpoolit ishin të acaruar nga ajo ndërhyrje e Konates dhe sipas tyre, po të mos ishte ai gol, do të kalonin në çerekfinale falë golit të Elliott nga ndeshja e parë.
Njëri shkroi: “Konate me asistimin më të mirë që do të shihni te Dembele, na eliminoi nga CHL. Më mirë të shitet se sa të kemi një lojtar të tillë në ekip”.
Një i dytë deklaroi: “Alisson e kishte topin në duar, por Konate vendosi t’ia dhuronte kualifikimin PSG-së. Shporru nga klubi ynë”.
I tretë shtoi: “Çfarë po bënte Konate aty, si dreqin lejon atë top të kalojë?”.
“Të jemi të sinqertë, Konate asnjëherë nuk ka qenë lojtar i kalibrit të lartë, të shitet në verë”, shkroi një tjetër tifoz i Liverpoolit. /Telegrafi/