Tifozët e Chelseat janë cilësuar si “të turpshëm” për një përleshje për të marrë fanellën e sulmuesit Nicolas Jackson.
Dy tifozë u kapën mes vete në një përpjekje të dëshpëruar për të marrë fanellën, të cilën lojtari e hodhi në turmë pas fitores 2-1 të Chelsea ndaj Bournemouth.
Një luftë prej 15 sekondash pasoi ndërsa sigurimi ndërhynë përpara se njëri më në fund të bënte mjaftueshëm për ta fituar fanellën.
Fanella e Jackson ishte padyshim një shumë e kërkuar pasi katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit e çuan Chelsean në vendin e gjashtë në Ligën Premier.
Jackson është vendosur mirë në Stamford Bridge dhe e përfundoi sezonin me 17 gola.
Kjo është një më shumë sesa arriti Didier Drogba në sezonin e tij debutues në klubin londinez. /Telegrafi/