Tifozët e Arsenalit i kanë kërkuar Unai Emerys që t’i marrë shiritin e kapitenit Granit Xhakës.
Mesfushori shqiptar ishte tejet i acaruar me thirrjet që i bënë tifozët kundër tij në barazimin 2-2 ndaj Crytal Palaces, derisa u kishte kthyer me të njëjtën monedhë.
Por, tifozët e skuadrës londineze tani kanë kërkuar që Matteo Guendouzi të jetë kapiteni i tyre i ri.
Francezi është vetëm 20-vjeçar dhe ata mendojnë se do të ishte më i mirë se Xhaka, por nuk e ka përvojën e këtij të fundit.
Mesfushori i kombëtares së Zvicrës në disa ndeshje ka qenë vendimtar për Gunners, madje tifozët kishin filluar ta adhuronin shumë lojën e tij, derisa u bë edhe kapiten.
Mirëpo ndeshja e mbrëmshme ka shkaktuar përplasje të madhe mes tyre në rrjetet sociale dhe tani gjërat për Xhakën nuk duken edhe aq mirë. /Telegrafi/