Ivan Perisic është parë duke goditur nga këndi me të dyja këmbët në ndeshjen e Tottenham Hotspur kundër Chelseat dhe kjo ka lënë tifozët shumë, shumë të impresionuar dhe befasuar njëkohësisht.
Kroati ishte një zëvendësues në pjesën e dytë në barazimin dramatik 2-2 të skuadrës së tij kundër Chelseat të dielën e kaluar.
Ai luajti një rol kyç në barazimin e minutave shtesë të shënuar nga Harry Kane teksa asistoi me një top të lezetshëm nga goditja e këndit.
Perisic goditi me këmbën e tij të majtë, por disa momente para se të jepte asistimin vendimtar, ai goditi nga këndi me këmbën tjetër.
33-vjeçari tregoi disa herë se nuk ka ndonjërën këmbë të preferuar, pasi luan njësoj me të dyja këmbët.
Tifozët e Spurs në internet e pëlqyen teknikën e Perisicit, pasi për dallim nga tifozët italianë, ata mbeten të befasuar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=igL1uXrIC40&feature=emb_title
“Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa i çmendur është që Perisic po harkonte nga të dyja anët… me të dyja këmbët”, shkroi një tifoz në Twitter.
“A mund të flasim edhe për Perisic që do të vendoset në qoshe dhe do të harkoj me të dyja këmbët. Ai duhet të fillojë si titullar fundjavën tjetër. Diçka e veçantë”, shkroi një tjetër.
“Ndërrimi i këmbeve në këndore nga Perisic ishte diçka e bukur”, përfundoi një tjetër tifoz. /Telegrafi/