Juventusi ka shprehur interesim për mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans – njofton CalciomercatoWeb.
Futbollisti belg është në planet e Zonjës së Vjetër për ta zëvendësuar Adrien Rabiotin në Allianz Stadium.
Mesfushori francez ka kontratë me Bianconerët deri në fund të sezonit dhe nuk e ka në plan ta vazhdojë qëndrimin në Serie A.
Klubi italian është duke menduar ta shesë Rabiotin që në janar, për të mos e lejuar largimin e tij në verë me parametrat zero.
Edhe Tielemans ka situatë të ngjashme te Leicesteri me kontratën që i skadon në verë dhe nuk e ka në plan ta rinovojë. /Telegrafi/