Rekordmeni i Guinnessit, David Rush, arriti të hynte në gjysmëfinalet e “Spain’s Got Talent” pasi shpërtheu 28 balona për 30 sekonda duke përdorur shkopinj kineze.
Rush, i cili mban numrin më të madh të rekordeve të Guinnessit në të njëjtën kohë, synoi titullin për më shumë balona të shpërthyera me shkopinj kineze në 30 sekonda, ku rekordi për t’u tejkaluar ishte 15.
@recordbreakerrush Spain’s Got Talent Semifinals Guinness World Record. Record Breaker Rush #fyp #worldrecord ♬ Powerful songs like action movie music – Tansa
“Disa gjëra nuk shkuan siç ishte planifikuar – një balonë u s’kualifikua sepse shpërtheu pas përfundimit të kohës dhe dy të tjera shpërthyen njëkohësisht me një tjetër – por përvoja ishte e paharrueshme”, tha Rush.
“Adrenalina, sfida dhe mundësia për të performuar përpara një publiku kaq të mahnitshëm ishin vërtet surreale”, shtoi ai.
Pavarësisht s’kualifikimeve, Rush ia doli të thyejë rekordin duke shpërthyer 28 balona. /Telegrafi/