Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, një grup kriminal e kanë shfrytëzuar makinën Toyota Tundra që të thyejnë vitrinën e një dyqani dhe të hyjnë për të vjedhur armë.
Fuqia që ka kjo makinë ka bërë që gjithçka që kishte përpara të rrëzohet dhe ata të kryejnë plaçkitjen me lehtësi.
Në videon e postuar më poshtë, shihen tre persona të maskuar që thyejnë me çekan raftet dhe vjedhin, ndërsa shoferi del ngadalë përjashta.
Megjithëse nuk iu shihet fytyra, mësohet se janë identifikuar dhe po kërkohen nga forcat e rendit. /Telegrafi/