Interi ka mposhtur Benfican me rezultat 1-0 duke marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë edicion.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi sulmuesi francez Marcus Thuram i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.
Pas ndeshjes francezi ka thënë se janë shumë të lumtur me tre pikët, por edhe me golin e shënuar.
“Jemi të kënaqur me tri pikët, ishte e rëndësishme të fitonim. Morëm tri pikë para tifozëve tanë dhe jam shumë i lumtur sonte”, tha Thuram pas ndeshjes.
“Ndeshja dukej e mallkuar, është e vërtetë, por ia dolëm, edhe pse të gjithë mund të kishim bërë më mirë. Ishte një sfidë ku jo vetëm unë, por Lautaro, Mikhitarian dhe gjithë të tjerët mund të kishin gjetur golin pas mundësive që patëm. Sigurisht që jam i lumtur që mban firmën time kjo fitore, por rëndësi ka që Interi të marrë gjithmonë maksimumin”, tha Turam.
Krejt në fund sulmuesi francez foli edhe për raportin e shkëlqyer që ka me kapitenin Lautaro Martinez.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, unë po mësoj të luaj me të dhe ai me mua. Është shumë më e lehtë të luash me lojtarë të tillë. Mund të përmirësohesh gjithmonë e më shumë dhe ne të gjithë po bëjmë maksimumin për të marrë gjithmonë rezultate pozitive për Interin”.
“Është koha t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të përpiqemi të rikuperojmë të gjitha energjitë tona për të qenë të gatshëm për trajnerin dhe për kalendarin e ngjeshur që na pret pas rikthimit nga pauza e kombëtareve”, përfundoi Turam. /Telegrafi/