Bella Hadid dhe lidhja e saj me trendet minimaliste ështe ende shumë e fortë
Supermodelja mori pjesë në një event për markën e saj të parfumeve, Ôrebella, duke veshur një xhaketë të kuqe, xhinse dhe një pallto të madhe.
Pjesa më e mirë e pamjes së saj? Këto thonj minimalistë të thjeshtë, por të rafinuar, që janë kaq të lehtë për t’u lyer edhe në shtëpi.
Thonjtë e Hadid ishin të prera shkurt dhe në një formë katrore. Ngjyra ishte po ashtu mjaft natyrale, në nuancat e bezhës, që lejonte disa shenja të thonjve të saj natyralë të shfaqeshin — një version i trendit të manikyrit “naked”, që është parë te personazhe të tjerë të famshëm si Selena Gomez, Dua Lipa dhe Kaia Gerber.
Thonjtë e Hadid nuk kishin asnjë element shtesë, duke lejuar ngjyrën të shkëlqejë vetë, pa bërë kontrast me veshjen e saj mjaft festive.
Thonjtë minimalistë janë bërë një standard në Hollywood gjatë viteve të fundit, nga thonjtë francez/french deri te thonjtë e bardhë apo ngjyrë qumësht që janë parë te disa nga yjet tanë të preferuar.
Duke pasur parasysh këtë, nëse jeni përdorues i pasionuar i xhelit ose preferoni thjeshtësinë e lyerjes tradicionale të thonjve, ka mënyra të panumërta për ta arritur këtë pamje në shtëpi.
Këtë fundvit mund të dukeni mjaft elegante edhe me thonj si të Hadid, mjafton të zgjidhni manikyrin tuaj të preferuar dhe t’i lyeni me kujdes në shtëpi.
/Telegrafi/