Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd
11/10/2024
Thomas Tuchel raportohet se ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo si objektivin e tij kryesor të transferimeve nëse ai merr rolin e trajnerit në Manchester United. Tuchel e ka bërë nënshkrimin e mbrojtësit uruguaian një kusht kyç për pranimin e pozicionit në “Old Trafford”, me shpresë për të siguruar marrëveshjen në afatin kalimtar të janarit.Araujo, i cili ka qenë me Barcelonën që nga viti 2018, është bërë një figurë jetike në mbrojtjen e këtij klubit. Paraqitjet e tij të vazhdueshme dhe aftësia për të luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë e kanë forcuar rëndësinë e tij për ekipin.


