Site icon Telegrafi

Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza

Ndërsa mijëra protestues janë mbledhur në shumë nga kryeqytetet e Evropës, presidenti francez Emmanuel Macron, ka kërkuar që të ndërpritet furnizimi me armë i Izraelit.

“Unë mendoj se sot, prioriteti është që ne të kthehemi te një zgjidhje politike, që të ndalojmë dorëzimin e armëve për të luftuar në Gaza”, tha Macron, shkruan euronews.

Ndërsa Macron fliste, mijëra protestues po mblidheshin në qendër të Parisit për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza.

Bëhet e ditur se protesta kanë shpërthyer edhe në Romë, Bruksel, Athinë dhe Londër.

Në Londër, janë bërë gjithsej pesë arrestime pasi mijëra protestues pro-palestinezë u mblodhën në qendër të qytetit.

Nuk është e qartë se sa njerëz i ishin bashkuar protestës, por policia tha: “Është gjithmonë e vështirë të vlerësohet me saktësi pjesëmarrja duke pasur parasysh natyrën e përhapur të turmës, por duket se është më e madhe se protestat e tjera”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version