Sky Sports Deutschland raporton se Theo Hernandez do të ishte i hapur për t’u bashkuar me Bayern Munich, por nuk ka pasur bisedime të klubit gjerman me Milanin.
Mbrojtësi i majtë ka qenë prej kohësh një objektiv i gjigantëve gjerman, por deri më tani nuk dukej i interesuar të largohej nga “San Siro”.
Megjithëse mediumet italiane thonë se situata nuk ka ndryshuar, por Sky Sports Deutschland vazhdon të këmbëngulë që Theo Hernandez është i hapur për t’u bashkuar me Bayern Munich këtë verë.
Ai është nën kontratë deri në qershor 2026 dhe po përgatitet të negociojë një marrëveshje të re, pasi u bashkua nga Real Madrid për 22.8 milionë euro në vitin 2019.
Deri më tani këtë sezon, Theo Hernandez ka kontribuar me pesë gola dhe 10 asistime në 44 paraqitje për kuqezinjtë.
Nëse ai do të largohej, atëherë Milani mund të kërkojë të paktën 80 milionë euro për të shitur Theo Hernandez, ndoshta edhe më shumë.
Francezi është 26 vjeç dhe kaloi një periudhë këtë sezon duke luajtur edhe në qendër të mbrojtjes për të mbuluar boshllëqet gjatë një krize dëmtimesh te Milani.
Nëse Theo Hernandez do të konsideronte Bayern Munich, ai nuk do të kishte nevojë të shkonte larg për këshilla.
Kjo sepse vëllai i tij Lucas Hernandez luajti aty nga 2019 deri në 2023 kur u transferua në Paris Saint-Germain. /Telegrafi/