Please enter at least 3 characters.

Theo Hernandez drejt transferimit në Ligën Premier, gati oferta për francezin 

2024/12/Theo-Hernandez-1.jpg
230:"BERGAMO, ITALY - DECEMBER 06: Theo Hernandez of AC Milan shows his dejection during the Serie A match between Atalanta and AC Milan at Gewiss Stadium on December 06, 2024 in Bergamo, Italy. (Photo by Giuseppe Cottini/Getty Images)
12:"Getty Images

Theo Hernandez ka filluar t'i numërojë ditët ose muajt e fundit si lojtar i Milanit, pasi largimi nga San Siro duket i pashmangshëm.

Mbrojtësi francez ka vendosur t'i jap fund aventurës me Rossonerët pasi nuk ka arritur të gjejë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

27-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2026 dhe gjiganti italian synon që ta shes sa më parë në mënyrë që të fitoj sa më shumë nga largimi i tij.

Një opsion i ri është për Theo Hernandez, pasi Manchester United është futur fuqishëm në garë për t'i siguruar shërbimet e reprezentuesit francez.

Megjithatë për të arritur te Theo, Djajtë e Kuq duhet të shpenzojnë rreth 60 milionë euro, aq sa kërkon Milani për ta lënë të lirë mbrojtësin e majtë.

Në 19 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, Theo Hernandez ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/