Miguel de Cervantes (1547-1616) është një ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur spanjoll të shekullit të XVI. Fama e tij është e lidhur me veprën “Don Kishoti i Mançës”.
• Të jesh i përgatitur është gjysma e fitores!
• Ata që luajnë me macen, duhet të presin që edhe të gërvishten!
• Njohja e vetvetes të ruan nga krenaria e kotë!
• Dembelizmi nuk ka ndihmuar askënd për të plotësuar një dëshirë të mirë!
• E vërteta do të ngrihet mbi gënjeshtrat, ashtu si vaji ngrihet mbi ujë!
• Duke lexuar shumë, dhe duke fjetur shumë pak, truri i tij erdhi e u tha dhe ai e humbi gjykimin!
• Është një gjë ta vlerësosh disiplinën, dhe krejt tjetër gjë t’i nënshtrohesh asaj!
• Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë të parët, janë brenda nesh!
• Pi me karar, sepse i dehur as nuk mban dot një sekret, as nuk mban dot një premtim!
• Nuk ka marrëzi më të madhe në botë, sesa një burrë që të dëshpërohet!
• Veprimet e mira na fisnikërojnë, dhe ne jemi bij të veprave tona!
• Për të arritur të pamundurën, duhet që të përpiqesh me absurden!
• Kurrë mos u lut për një gjë që ke fuqinë ta fitosh!
• Ai që humbet pasurinë, humbet shumë; ai që humbet një mik, humbet më shumë; por ai që humbet kurajën, ka humbur gjithçka!
• Frika ka shumë sy dhe mund të shoh gjërat edhe nën tokë!
• Më thuaj me kë rri dhe do të të them se cili je!
• Kjo është natyra e grave, të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam!
• Ka vetëm dy familje në botë, thoshte gjyshja ime, të Kamurit dhe të Skamurit!
• Virtyte është fisnikëria më e vërtetë!
• Kam dëgjuar gjithmonë, Sancho, se të bësh mirë për miqtë, është njësoj si të hedhësh ujë në det! /Bota.al