• Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë.
• Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.
• Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.
• Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.
• Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.
• U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.
• Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.
• Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi.
• Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.
• E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’
• Të nesërmen ne fshat kur arritëm,
• U tha te tjerëve:
• ‘Më rrahu!’
• Jeta është e vështirë. Po vdekja? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?.
Drit