• Thuhet se e vërteta triumfon gjithmonë, por kjo nuk është e vërtetë.
• Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.
• Sa më budalla të jetë fshatari, aq më mirë do ta kuptojë gomari.
• Universiteti zhvillon të gjitha dhuntitë, madje edhe budallallëkun.
• Çfarë fati, të jesh i zgjuar: nuk të mungojnë kurrë budallallëqet për të thënë.
• Edhe të jesh sëmurë është ndjesi e këndshme kur e di se ka njerëz që e presin shërimin tënd si një festë.
• S’ke pse trembesh nga lagia e këmbëve, kur të kërcënon përmbytja e përbotshme.
• Ndoshta veç në Parajsë njerëzimi do të jetojë të tashmen, deri tani ka jetuar për të ardhmen.