Site icon Telegrafi

Thaçi: Zgjedhjet lokale, test i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e standardeve demokratike

Shërbimi për informim i PDSH-së përmes Telegrafi Maqedoni informon se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka zhvilluar takim me Vajgl, Kukan dhe Flenkesctein.

Kryetari Thaçi informoi eurodeputetët për qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me situatën aktuale dhe të proceseve integruese në NATO dhe BE.

Ai në takim gjithashtu potencoi se zgjedhjet e 15 Tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e standardeve demokratike për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që ky komunikim i mirëfilltë mes PDSH-se dhe institucioneve të BE-së të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version