Site icon Telegrafi

Thaçi për Richard Grenell: Mezi pres që të punoj me të për ta siguruar përfundimin e paqes në Ballkan

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për emërimin e Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret që të punoj për të siguruar përfundimin e paqes në Ballkan.

“Mirëpres vendimin e presidentit Donald Trump për emërimin e ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar special. Mezi pres të punoj me të për të siguruar përfundimin e paqes Ballkan dhe për ta sjellë Kosovën brenda familjeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Richard Grenell është ambasadori i Amerikës në Gjermani, dhe do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. /Telegrafi/

Exit mobile version