Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile.
Në një status në rrjetin social Facebook, Thaçi ka përshëndetur deputetët e Kuvendit për miratimin me rekomandime të tij të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
Ai ka shkruar se është qënësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime edhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perendimore dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës.
“Liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile. I falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin me rekomandime të mia të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat ishin në përputhje me shqetësimet e vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vendin tonë. Është qenësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime dhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perëndimore dhe frymën e Kushtetutës sonë”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/