Site icon Telegrafi

Thaçi falënderon Albert Bunjakun dhe i uron mirëseardhje Challandesit

Bernard Challandes është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

E mirëseardhje trajnerit zviceran i ka uruar edhe i pari i shtetit tonë, kryetari Hashim Thaçi.

Thaçi ka shkruar se Challandes është dëshmuar në shumë skuadra botërore para se të vijë te Kosova.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore”, ka shkruar Thaçi.

Tutje presidenti i Kosovës, e ka falënderuar Albert Bunjakun për ndërtimin e skuadrës.

“I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh”.

“Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Challandes ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version