Shpat Kasapi së fundmi bëri një deklaratë që u komentua jashtëzakonisht në media e faqet rozë.
Ai rrëfeu një rast ku kishte rrahur ish-të dashurën, ngjarje kjo që kishte ndodhur kur ishte adoleshent.
“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë”, u shpreh ai.
Artisti nga Maqedonia theksoi: “Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrim dhe mos krijojnë keqkuptime të tilla”.
Shpati pak ditë më parë është shpërngulur për të jetuar në Tiranë për shkak të lidhjes që ka me vendin.
“Roeli ka qenë arsyeja e parë që u largova nga Maqedonia. Arsyeja e dytë ishte që të gjithë bashkëpunëtorët e mi i kam në Tiranë dhe do e kem më të lehtë për karrierën time”, shtoi artisti.
I njëjti mes tjerash tha: “I kam thënë dhe mamit të vij në Tiranë por nuk pranoi sepse ka angazhimet e veta. Roeli është shoku më I mirë I jetës sime. Më jep shumë dashuri dhe shpenzoj kohën më të madhe për të”. /Telegrafi/