Zyra Ovale ishte skena e një pamjeje të paprecedentë të martë.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i shoqëruar nga djali i tij, ishin aty bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Musk dhe djali i tij u panë së bashku me Trumpin, teksa ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vazhduar zvogëlimin e fuqisë punëtore federale, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Musk i cili drejton Departamentin e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) për të reduktuar stafin dhe për të kufizuar punësimet e reja, qëndroi pranë presidentit, për të udhëzuar agjencitë federale që të bashkëpunojnë me DOGE.
Ndërsa Trump u ul në Resolute Desk, djali 4-vjeçar i Elon Musk, X Æ A-Xii, i referuar zakonisht si X, u pa duke lëvizur e duke folur nëpër Zyrën Ovale.
Por, një video e publikuar së fundmi ka bërë bujë në rrjete sociale.
Disa përdorues pretendojnë se X dëgjohet t’i thotë Trumpit: “Ti nuk je president, duhet të largohesh”.
@sylvia.rico You are not the president, you need to go away. #elonmusk #trump #x ♬ original sound – Sylvia Rico
Megjithatë, deri më tani këto ndërveprime nuk janë verifikuar zyrtarisht.
Ndryshe, për një herë Trump dhe Musk nuk ishin në qendër të vëmendjes.
X tërhoqi gjithë vëmendjen. /Telegrafi/