Dragan Tevdovski, kryetar i Komisionit për Ekonomi në LSDM dhe anëtar i këshillit ekzekutiv në këtë parti, deklaroi se viti 2017 do të jetë vit i kthesës për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët, ndërsa ndërmarrjet vendore do të mund të hapin vende të punës dhe të japin paga më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I kemi planifikuar 140 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë shtetërore të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore. Do t’i mbështesim projektet investuese të kompanive”, deklaroi Tevdovski.
Ai gjithashtu tha se planifikojnë të mbështesin hapjen e vendeve të punës në kompanitë vendore, për ta lehtësuar funksionimin e tyre, të krijojnë start-ap qendra afariste në të gjitha komunat më të mëdha dhe, siç tha ai, t’i kthejnë borxhet e shtetit ndaj kompanive vendore./Telegrafi/