Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, po rikthehet pas disa muajve me këngë të re.
Ajo ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjete sociale, me anë të të cilës njofton ndjekësit se këtë javë sjell projektin e radhës.
“Pa mu” mban titullin kënga e re e Selimit, e cila siç duket do të jetë baladë dhe e kompletuar nga ana vizuale.
“Kënga ime e re ‘Pa mu’ lansohet të premten në ora 17:00 në YouTube dhe platformat e tjera digjitale”, ka thënë ajo.
Në këtë fragment, 45-vjeçarja shfaqet në formë e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur.
Reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin për prurjen e artistes.
E fundit ndërkaq nga Teuta mbetet “M’ke rrejt” në bashkëpunim me Skerdin me mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/