Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka qenë e ftuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë) në Big Brother.
Ajo ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri, ndonëse zbuloi se viti 2023 ka qenë një vit shumë i mirë për të.
Artistja ka interpretuar disa nga hitet e njohura që ka realizuar ndër vitesh, ku edhe shquhet për balada.
E njëjta ka dhuruar një atmosferë të mrekullueshme, ku të gjithë konkurrentët u argëtuan e kënduan me ta.
Big Brother ka nisur më ndryshe në natën e parë të Vitit të Ri 2024, ku prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi janë duke prezantuar nga shtëpia.
Premtohet një shou me shumë befasi për banorët e këtij reality, ndonëse në oborr është shtruar një tavolinë, e kuruar deri në detaje.
Teuta ka mahnitur me zërin e saj dhe me atmosferën që ka krijuar. /Telegrafi/