Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është e njohur për rolet e saj të veçanta në projekte të ndryshme filmike dhe ato teatrale.
Më së shumti gjurmë te publiku ka lënë roli i ‘Sarandës’ në hit serialin “Kafeneja Jonë”, me të cilin aktorja Krasniqi identifikohet nga një pjesë e madhe e publikut.
E njëjta është nënë e dy vajzave: Tarës dhe Kaias, me të cilat është shumë e lidhur dhe iu përkushtohet maksimalisht.
Së fundmi, Teuta u përfol në disa prej mediave vendore se është shtatzënë për herë të tretë, dhe shkas për këtë u bënë deklaratat e saj në një emision televiziv, ku dëshirën për t’u bërë nënë për herë të tretë, e cilësoi si plan.
Por, e kontaktuar nga Telegrafi, Teuta tregoi se për momentin nuk është shtatzënë, dhe nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.
“Jo, lajmi rreth shtatzënisë sime nuk është i vërtetë, dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim. Dëshira që të bëhem nënë sërish ekziston vetëm si plan”, tha aktorja Teuta Krasniqi për Telegrafin.
Përndryshe, ajo ka një jetë të lumtur familjare në Prishtinë, së bashku me dy vajzat dhe bashkëshortin e saj, Adonis Morinën. /Telegrafi/