Site icon Telegrafi

Teuta Krasniqi merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit.

Lajmi tashmë u njoftua përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka ndarë momentin e marrjes së vaksinës duke qenë se frikësohet mjaft shumë prej gjilpërave.

“Plotësisht e vaksinuar”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së hedhur në InstaStory.

Teuta Krasniqi (Foto: Instagram)

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Lexo po ashtu 25,290 raste aktive me coronavirus në Kosovë, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen

Nga fillimi i pandemisë thuhet se kanë vdekur gjithsej 2,657 persona.

Me rritjen e rasteve ka filluar masivisht edhe vaksinimi i qytetarëve përfshirë këtu edhe artistët shqiptarë.

Këta të fundit vazhdimisht po bëjnë thirrje në rrjete sociale në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version