Please enter at least 3 characters.

Teuta Krasniqi i dedikon fjalë zemre babait të saj me rastin e ditëlindjes (Foto)

2017/10/Teuuta-e1508967649949.jpg

Aktorja Teuta Krasniqi shquhet si njëra ndër aktoret më të suksesshme në Kosovës.

Ajo është shumë e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, me të cilët shpesh ndan imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Aktorja Teuta Krasniqi është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Burimi i fotos: Instagram

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqet pranë babait të saj Milazimit.

Ky i fundit, i cili njëherësh është profesor në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Gazetari, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, aktorja Krasniqi ka shkruar disa fjalë të sinqerta prej zemrës, dedikuar babait të saj.

“Babi im, Heroi im, Krenaria ime. Urime ditëlindja. Je njeriu me vlerat më të larta njerëzore që unë njoh. Paç shëndet, shumë dashuri, gëzime të pafundme, suksese të shumta dhe mbarësi. Qofsh i lumtur gjithmonë, pranë njerëzve tu të dashur. Të duam shumë, Tara, Kaia dhe Tuti” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/