Site icon Telegrafi

Tetë klube të Ligue 1 pranë falimentimit – një nga to luan në Ligën e Kampionëve

Jo më pak se tetë klube në elitën e futbollit francez raportohet se janë në rrezik serioz që të shpallin falimentimin para fillimit të sezonit, sipas raportimeve të fundit.

Sezoni i ri në Francë do të nis më datë 16 gusht, por deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje në lidhje me transmetuesin e ri të ndeshjeve.

Më herët, kryetari i Ligës Profesionale të Futbollit (LFP) në Francë, Vincent Labrune, raportohej se po kërkonte rreth 1 miliardë euro në sezon.

Bisedime me kompani të ndryshme u zhvilluan por The Athletic raportoi në tetor se nuk kishte asnjë ofertë të vetme për transmetimin e ndeshjeve gjatë ciklit pesë vjeçar mes 2025 dhe 2029.

DAZN dhe beIN Sports u llogaritën si kompani të mundshme, por ato nuk arritën të gjejnë një marrëveshje me LFP-në.

Në vend të kësaj, LFP-ja u raportua në Francë se po konsideronte mundësinë që të bashkonte forcat me Bouygues, SFR dhe Orange për të krijuar një kanal të ri televiziv.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ligue 1

Çmimi i të drejtave thuhet se do të përgjysmohej por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Kylian Mbappe ndoqi hapat e Neymar dhe Messit për t’u larguar nga liga dhe mungesa e të drejtave tashmë po ka një ndikim direkt në klubet e Ligue 1.

Sipas L’Equipe, Auxerre, Lens, Nantes, Stade Reims, Montpellier, Brest, La Havre dhe Angers janë në rrezik të falimentimit për shkak të mungesës së fondeve.

Situata sa i përket të drejtave ka qenë një temë e komplikuar, duke filluar që nga shitja e tyre tek transmetuesi spanjoll Mediapro në vitin 2018./Telegrafi/

Exit mobile version