Vetura e re Hyundai Genesis mund të mburret me fuqinë e madhe, dizajnin e rafinuar dhe linjat e bukura të jashtme.
Mirëpo, përmes një videoje promovuese, prodhuesi korean ka angazhuar disa profesionistë për të testuar sistemet e përparuara të sigurisë që janë përgjegjëse për t’i ofruar siguri shtesë automjetit.
Përmes një klipi mahnitës, Hyundai ka prezantuar sistemin e përparuar ‘smart cruise control’ që ka rezultuar mjaft efektiv.
Videoja e publikuar në internet është quajtur “Karvani i veturave të zbrazëta” që në mënyrë shumë efektive, por edhe të rrezikshme, tregon gjithë veprimin e këtij sistemi të sigurisë. /Telegrafi/